E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Altin Basha: Ajo godinë lindi për të mos qenë teatër dhe s’u bë kurrë
Publik News

Altin Basha: Ajo godinë lindi për të mos qenë teatër dhe s’u bë kurrë

Regjisori Altin Basha, i rreshtuar krah artistëve dhe personave që ishin pro shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar shprehet se godina e rrënuar lindi për të mos qenë teatër dhe s’u bë kurrë.

Në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, regjisori Basha tha se periudha e fundit kur artistë e aktivistë të Aleancës për Teatrin u “ngujuan” në Teatër krijoi një gjendje agonie e të padurueshme.

“Në pamje e trishtueshme, por nuk është pa arsye, nuk është një gjë që do të mbetet ashtu, do nisin punimet e një teatri të ri. Ajo ndërtesë lindi për të mos qenë teatër, u adoptua, po nuk u bë kurrë teatër. Është përfundimi i një procesi 3-vjeçar. Periudha e fundit u bë krejtësisht agonie, rrinin njerëz që nuk e dinin ca bënin, shfaqje të improvizuara, të paverifikuara, u bë një gjendje e padurueshme, që nuk kishte sens, duhet të merrte drejtim kjo gjë”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.