E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Altin Basha flet për herë të parë për largimin e Ermalit nga “Portokalli”!
Our Story

Altin Basha flet për herë të parë për largimin e Ermalit nga “Portokalli”!

Regjisori i “Portokallisë”, Altin Basha ka qenë sot i ftuar në forumet UET, ku ka folur rreth spektaklit të humorit që ai drejton që prej vitit 2003

Basha është ndalur tek një pikë që ka krijuar shumë debat kohët e fundit; largimet nga Portokalli. Njëri prej aktorëve që ka qenë pjesë e spektaklit që në fillimet e tij, është Ermal Mamaqi.

Basha ka treguar arsyet e largimit të komedianit nga “Portokallia”.

“Ermali u largua nga Portokallia për fustanet e nuseve, i pëlqeu më mirë biznesi, nuk pati asnjë problem. E ka maksimizuar veten në atë emision, emisionin e ka mirë, e ka interesant.

Në Portokalli i është dukur sikur është në mes të buqetës, ndoshta më i eklipsuar. Por nuk ka probleme në këtë pikë, se ka shumë diskutime që unë kam përzënë shumë njerëz nga Portokallia, në fakt ikin njerëzit që nuk mbajnë presionin, kjo është gjithë ideja, dhe kur ulet performanca. Unë s’jam një person i interesuar që të heq aktorët e mirë nga emisioni se nuk kam asnjë interes. Unë kam interes t’i kem aty”,- është shprehur Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.