E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Altin Dumani dhe SPAK po duken më shumë si ndërmjetës mes Veliajt dhe Edi Ramës, sesa hetues seriozë të korrupsionit
Lajme

Altin Dumani dhe SPAK po duken më shumë si ndërmjetës mes Veliajt dhe Edi Ramës, sesa hetues seriozë të korrupsionit

Një skemë tjetër 5D të transportit në Tiranë. A do merret prokuroria edhe me kompaninë ‘GERARD-A’?

Skandalet e fundit që kanë dalë në dritë rreth bashkisë së Tiranës dhe Erion Veliajt janë një dëshmi e hidhur e nivelit të korrupsionit që ka kapluar qeverisjen lokale. Dosja “5D”, e cila ka ngritur akuza të rënda ndaj drejtorëve të Veliajt, tashmë ka marrë përmasa të reja me shtimin e akuzës për pastrim parash.
Kjo akuzë shton një dimension tjetër të krimit ekonomik që është orkestruar nga ata që Veliaj i mban afër, duke forcuar dyshimet se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal.

Megjithatë, prokurori Klodian Braho dhe SPAK ende hezitojnë ta cilësojnë “5D”-në si një grup të strukturuar kriminal, pavarësisht se ligji e përkufizon qartë një të tillë kur kemi të bëjmë me tre deri në pesë persona që veprojnë së bashku, me një sistem të organizuar të financimit dhe ekzekutimit të veprimeve të paligjshme. Fakti që ky grup ka kryer aktivitetin e tij nën mbikëqyrjen e kryebashkiakut dhe me bekimin e tij e bën situatën akoma më të rëndë.

Altin Dumani dhe SPAK po duken më shumë si ndërmjetës mes Veliajt dhe Edi Ramës, sesa hetues seriozë të korrupsionit.

Në vend që të zgjerojnë hetimet për të përfshirë kryebashkiakun, po tentojnë t’i ngarkojnë përgjegjësinë vetëm drejtorëve të tij, duke e mbrojtur përkohësisht Veliajn nga përballja me drejtësinë.

Duket se “5D”-ja dhe skema e inceneratorit të Tiranës janë vetëm maja e ajsbergut. Në prapaskenë po përflitet për një tjetër skemë të dyshimtë korruptive që përfshin kompaninë “GERARD-A”. A është kjo një tjetër aferë kriminale në bashkinë e drejtuar nga Veliaj? A po e heton SPAK-u me seriozitet këtë kompani? Këto pyetje mbeten pa përgjigje, dhe roli i SPAK-ut është jetik për t’i sqaruar. Populli nuk mund të durojë më pasiguri dhe abuzim të vazhdueshëm me besimin publik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.