E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Altin Dumani i kërkon ‘Tigrit’ të kthehet në ‘kotele’
Lajme

Altin Dumani i kërkon ‘Tigrit’ të kthehet në ‘kotele’

“Ahmetaj i mirëpritur të bashkëpunojë me drejtësinë”

Kreu i SPAK, Altin Dumani, iu përgjigj pyetjeve të deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë raportimit të tij para Kuvendit.

“Sa i përket çështjes së inceneratorëve, hetimet kanë përfshirë rastet e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Deri më tani, në kuadër të këtyre procedimeve penale, janë hetuar 71 persona në nivele të ndryshme përgjegjësie. Një pjesë e tyre janë dënuar me vendime të formës së prerë, disa të tjerë ndodhen në gjykim, ndërsa hetimet vazhdojnë për elementë të tjerë të kësaj veprimtarie kriminale.

Për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit, proceset gjyqësore kanë kaluar të gjitha shkallët e shqyrtimit dhe janë konfirmuar kualifikimet ligjore të bëra nga SPAK.

Sa i përket hetimit për inceneratorin e Tiranës, procedurat paraprake ende nuk janë mbyllur. Hetimet vijojnë, ndaj çdo konkluzion përfundimtar do të jepet vetëm pas përfundimit të tyre.

Sa për dëshmitë e ish-ministrit Arben Ahmetaj, deklarimet e tij publike vlerësohen rast pas rasti. Aktualisht, ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale. Megjithatë, nëse në ndonjë moment shpreh vullnetin për të bashkëpunuar me drejtësinë, një gjë e tillë do të mirëpritej nga ana jonë”, deklaroi Dumani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.