E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Altin Dumani: Në fund të muajit SPAK merr kompetencat e komisionerit publik në KPA
Lajme

Altin Dumani: Në fund të muajit SPAK merr kompetencat e komisionerit publik në KPA

Shqetësimi ynë s’janë prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar, por ata të konfirmuar në detyrë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, ka deklaruar gjatë një aktiviteti nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, së në fund të muajit dhjetor, SPAK merr kompetencat e komisionerit publik në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani është shprehur se shqetësimi i SPAK nuk janë prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar nga vettingu, por magjistratët e konfirmuar në detyrë.

altin dumani
Altin Dumani

Në një aktivitet të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, kreu i SPAK se fokusi i tyre janë shpreh se prokurorët dhe gjyqtarët në sistem për shkak se mund të kryejnë akte korruptive.

Gjithashtu, Altin Dumani shtoi se “nuk kemi qenë të verbër nga organet e vetingut”, duke theksuar se janë marrë nën hetim magjistratë të shkallëve të ndryshme të gjyqësorit.

“Ne nuk kemi qenë të verbër nga organet e vetingut, kemi riregjistruar me iniciative hetime kryesisht për veprën penale të korrupsionit.

Janë çështje që i kemi në hetim dhe jemi të kujdesshëm duke bërë filtrime të vendimeve te vettingut. Sot që flasim SPAK ka marrë nën ndjekje penale, gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, anëtarë të KPA, prokurore të përgjithshëm. Kemi një numër të madh subjektesh dhe do të vazhdojmë ta bëjmë sa herë do kemi indicie apo të dhëna.

Shqetësimi më i madh nuk janë të shkarkuarit, por ata që janë konfirmuar në detyrë dhe ky është fokusi ynë. Sepse ata janë në sistem dhe mund të kryejnë akte korruptive”, u shpreh drejtuesi i SPAK.

“SPAK ka patur raste ku ka aplikuar ligjin antimafia për subjektet e shkarkuar nga detyra, përfshi gjyqtarë e prokurorë”,theksoi ai, ndërsa shtoi se materialet në procesin administrativ të Vetingut janë përdorur si indicie për të gjetur provat në hetimin penal.

Kreu i SPAK u shpreh i hapur për bashkëpunim me shoqërinë civile, ku tha se analizat e tyre i shërbejnë institucionit për përmirësimin e performancës.

Dumani: Shoqëria civile është e ftuar të bashkëpunoje me SPAK për tematika të caktuara. Këto analiza i shërbejnë institucionit tonë për përmirësimin e performancës. Jemi të hapur për bashkëpunime të tilla. 

Në fund të muajit dhjetor drejtuesi i SPAK merr kompetencat e komisionerit publik në KPA. SPAK ka patur raste ku ka aplikuar ligjin antimafia për subjektet e shkarkuar nga detyra (përfshi gjyqtarë e prokurorë). 

Materialet ne procesin administrativ të Vetingut i kemi përdorur si indicie për të gjetur provat në hetimin penal. Rezultatet e hetimit administrativ janë një bazë e mire për të gjetur prova tek subjektet e shkarkuar nga Vetingu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.