E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Amarildo Nikolli u arrestua në Vlorë me armë me silenciator, kishte në shënjestër, Inez Hajrullan
Uncategorized

Amarildo Nikolli u arrestua në Vlorë me armë me silenciator, kishte në shënjestër, Inez Hajrullan

Amarildo Nikolli u arrestua ditën e djeshme (8 gusht) nga policia e Vlorës, pasi ky i fundit u kap me armë me silenciator dhe i pajisur me municion luftarak, doreza dhe kapuç.

Nikolli, njihej edhe me nofkën “Shkodrani” ka patur më herët shënjestër Inez Hajrullan, i cili në vitin 2019 i ka mbijetuar një atentati te Uji i Ftohtë, si edhe një atentati tjetër në vitin 2017.

Në 2011 Amarildo Xhanej u arrestua me një kilogram kokainë. Në krye të rrjetit të trafikimit të lëndëve narkotike ishin shqiptarët raportonin mediat italiane në atë kohë.

Sipas hetuesve shqiptarët ishin ngarkuar të furnizonin dhe importonin drogën direkt nga Shqipëria. Përveç stilit të shtrenjtë jetesës ajo çfarë vihej re ishte edhe përdorimi i makinave dhe motorëve të shtrenjtë, të ardhurat e të cilave siguroheshin nga trafiku i drogës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.