E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasada amerikane apel qytetarëve të saj: Duhet të jeni vigjilentë
Publik News

Ambasada amerikane apel qytetarëve të saj: Duhet të jeni vigjilentë

Ambasada amerikane ka nxjerrë apel për qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri të shmangin zonat ku do mbahet manifestimi i thirrur nga Presidenti Ilir Meta më 2 mars. Në njoftim kujtohet se në demonstratat e mëparshme ka pasur dhunë, ndaj u kërkohet qytetarëve amerikanë të jenë vigjilentë dhe të shmangin zonat ku do të mbahet tubimi.

“Një tubim politik pritet të zhvillohet në 2 Mars 2020 duke filluar rreth orës 5:00 pasdite.

Kohëzgjatja e tubimit të pritshëm është e panjohur. Në demonstratat e kaluara ka pasur dhunë. Forcat e sigurisë kanë përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Personeli i Ambasadës amerikane dhe anëtarët e familjes së tyre janë orientuar për të shmangur zonën ku do mblidhen demonstruesit.” thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane, teksa u këshillon të “shmangni vendet e mundshme të protestës përfshirë Bulevardin Kombëtar. Monitoroni median lokale për përditësime.”

ambasada

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.