E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasada amerikane bën thirrje: Koha për veprime të shpejta dhe të përgjegjshme nga të gjithë udhëheqësit
Publik News

Ambasada amerikane bën thirrje: Koha për veprime të shpejta dhe të përgjegjshme nga të gjithë udhëheqësit

Ambasada amerikane ka bërë thirrje për të gjithë njerëzit të zbatojnë masat e rekomanduara nga OBSH, duke marrë si shembull dakordësimin e kryeministrit Rama, Presidentit Meta dhe kreut të PD Basha mbi rreziqet e koronavirusit.

Në deklaratën e saj Ambasada amerikane thotë se do të vijojë mbështetjen për përpjekjet e qeverisë shqiptare për të gjitha masat që do të marrë për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Gjithashtu ambasada amerikane shprehet se edhe ata do të zbatojnë masat e përcaktuara nga OBSH-ja, si mbajtja e largësisë midis personave dhe larja e shpeshtë të duarve.

Deklarata e Ambasadës Amerikane:

COVID-19 kërkon që cilido në Shqipëri – pavarësisht se kush je – të bashkohet në frymë dhe në veprime. Ashtu si Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike Basha ranë dakord së bashku, kjo është një kohë për veprime të qeta dhe praktike nga publiku, dhe veprime të shpejta e të përgjegjshme nga të gjithë udhëheqësit. Në këtë drejtim, edhe Ambasada do të zbatojë masat mbrojtëse bazë ndaj COVID-19 të rekomanduara nga OBSH-ja, përfshirë mbajtjen e largësisë midis personave dhe masa të rritura personale higjenike, si larja e shpeshtë e duarve. Do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të udhëhequr një përgjigje të bashkërenduar dhe transparente, e cila i mban të gjithë njerëzit në Shqipëri sa më të sigurtë, të shëndetshëm dhe të informuar që të jetë e mundur.

COVID-19 requires everyone in Albania – no matter ëho you are – to be united in spirit and in action. As President Meta, Prime Minister Rama, and Democratic Party Chairman Basha have all agreed, this is a time for calm, sensible action by the public and sëift, responsible action by all leaders. In this respect, the Embassy ëill also be folloëing ËHO recommended measures for basic protective measures against COVID-19, including practicing social distancing and increasing personal hygiene measures, such as frequent handëashing. Ëe ëill continue to support the efforts of the Government of Albania to lead a coordinated and transparent response that keeps all people in Albania as safe, healthy, and informed as possible.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.