E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasada amerikane reagon pas humbjes së jetës së ushtarakes shqiptare në Letoni :“Nderojmë sakrificën e saj”-
Lajme

Ambasada amerikane reagon pas humbjes së jetës së ushtarakes shqiptare në Letoni :“Nderojmë sakrificën e saj”-

Ambasada amerikane në Tiranë reagon pas humbjes së jetës së ushtarakes shqiptare me mision në Letoni dhe plagosjes së dy kolegëve.

Ambasada i shpreh ngushëllimet familjes së saj.

“Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllime për familjen dhe miqtë e Zafire Hasanaj, ushtaren e vrarë sot në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni dhe i urojmë shërim të shpejtë dy ushtarëve shqiptarë të plagosur. Ne nderojmë sakrificën e saj”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Pas shpërthimit të minës, kanë mbetur të plagosur edhe dy kolegë të saj, njëri prej të cilëve në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.