Ambasada Britanike në Tiranë i ka dhënë një tjetër goditje të fortë, ish kryeministrit Berisha, pasi ka dënuar kaosin dhe aktet e dhunës të ndërmarra nga opozita në Kuvend, në kuadër të asaj që Rithemelimi e quan ‘aksioni opozitar’.
Ambasada Britanike është e para që ka reaguar lidhur me kaosin e krijuar nga deputetët e Berishës, teksa ka theksuar se ky aksion i ndërmarrë prej tyre, nuk po lejon funksionimin normal të Kuvendit.
Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facbeook’, Ambasada Britanike ju është drejtuar me një thirrje si mazhorancës ashtu dhe opozitës, duke ju kërkuar që të zgjidhin mosmarrëveshjet me dialog.
“Ambasada Britanike në Tiranë shpreh shqetësimin lidhur me zhvillimet më të fundit në Parlamentin e Shqipërisë. Një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive. U bëjmë thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve“, shkruan ambasada Britanike.