E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasada e Holandës :Duhen rezultate konkrete
Publik News

Ambasada e Holandës :Duhen rezultate konkrete

Holanda refuzoi Shqipërinë për negociatat, reagon trupi diplomatik në Tiranë

Pak ditë pasi për Shqipërinë u vendos që të shtyhej data për hapjen e negociatave më Bashkimin e Evropian, ka ardhur një reagim nga Ambasada e këtij shteti në vendin tonë.

Ambasada e Holandës në Tiranë ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan se përgëzon Shqipërinë për rezultatet e arritura, por duhen rezultate konkrete.

 

36361361_1878928232165184_1042897121226784768_n

Postimi i plotë

Dëshirojmë të përgëzojmë Shqipërinë për progresin dhe reformat e rëndësishme të arritura, të cilat janë njohur nga Këshilli Europian. Tashmë ka një udhërrëfyes të qartë për vijimin e rrugëtimit deri në Qershor 2019. Ka ardhur koha për të arritur rezultate konkrete në të gjitha nivelet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për të ecur përpara në reformën në drejtësi. Hollanda i qëndron qasjes së saj strikte dhe të drejtë dhe është e gatshme të bashkëpunojë edhe më tej me Shqipërine në lidhje me këto reforma.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.