Ambasada e SHBA i përgjigjet Berishës dhe publikon të dhënat
Pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha mbi vendimin e DASH për shpalljen e tij “non grata”, ku ndër të tjera tha që Yuri Kim duhet të kërkojë një ndjesë publike, ka reaguar Ambasada Amerikane.
Ambasada e SHBA ka publikuar në “Twitter” një tabelë me të dhëna ku tregon se numri i personave të shpallur “non grata” nga Uashingtoni është mbi 200.
Po ashtu ambasada amerikane thekson se nuk ka asnjë të shpallur “non grata” për të cilin të jetë kthyer mbrapsht vendimi.
Ambasada e SHBA shton se numri i faljeve nga DASH për personat e shpallur “non grata” për korrupsion domethënës është zero.

Dje, duke iu përgjigjur zëdhënësit të DASH, Berisha tha se interpretimi i kritikave si sulme nuk është e drejtë pasi është formë e pastër e bullizmit diplomatik.
Duke iu referuar deklaratave të Yuri Kim për “barin”, Berisha tha se ambasadorja kërcënoi anëtarët e PD me shprehjen e Enver Hoxhës, duke e konsideruar një ofendim kolektiv që meriton ndjesë publike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



