Ambasada e SHBA thirrje shtetasve të saj në Tiranë: Shmangni protestën e neserme të opozitës
Përmes një e-mail drejtuar shtetasve amerikanë në Shqipëri, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u bën thirrje të shmangin vendet ku nesër do të organizohet protesta e opozitës.
Me tej ambasada udhezon:
“Te shmangen pikat ku do të bëhet mbledhja e njerëzve si dhe vendi ku mbahet protesta
Bulevardi Deshmoret e Kombit, në afërsi të Zyrës së Kryeministrit
Sheshi Nënë Tereza
Sheshi Skënderbej
Ngjarja: Një demonstrim pritet të bëhet më 27 janar 2018, duke filluar nga ora 10:00. Grupi ka për qëllim të protestojë kundër qeverisë shqiptare. Personeli i Ambasadës së SHBA-ve dhe anëtarët e familjes janë të udhëzuar për të shmangur këto vende gjatë protestave.
Veprimet për tu ndërmarrë:
Shmangni Bulevardin Deshmoret e Kombit, Sheshi Skënderbej dhe Sheshi Nënë Tereza.
Jini të vetëdijshëm për mjedisin tuaj.
Monitoroni mediat lokale për përditësime.
Mbani një profil të ulët”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



