E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasada gjermane: Thelbësore për integrimin e Shqipërisë, dialog me rezultate konkrete
Lajme

Ambasada gjermane: Thelbësore për integrimin e Shqipërisë, dialog me rezultate konkrete

Ambasada gjermane ne Tirane ka reaguar pas mbajtjes se tryezes per Reformen Zgjedhore sot, thirrur nga OSBE, ku ishte e pranishme edhe opozita e re dhe ajo jashteparlamentare, duke nenvizuar se “kjo tregon gatishmërinë, për të marrë përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë. Përsa i përket ecurisë së mëtejshme të procesit të afrimit të Shqipërisë me BE-në, do të jetë thelbësore të zhvillohet një dialog me rezultate konkrete për kodin zgjedhor”.

 

 

 

Reagimi i Ambasadës Gjermane në Tiranë

+++ Ambasadori Zingraf: „Tryeza e parë për reformën zgjedhore është një hap në drejtimin e duhur” +++

“Tryeza e sotme e organizuar nga OSBE dhe Kuvendi i Shqipërisë është një hap i parë i rëndësishëm i një dialogu gjithpërfshirës dhe bipartizan, për t’i dhënë reformës zgjedhore një shtysë të re.

Unë përshëndes faktin, që përfaqësues të qeverisë, të opozitës parlamentare dhe asaj jashtëparlamentare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë ulen në një tavolinë dhe këshillohen për zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it.

Kjo tregon gatishmërinë, për të marrë përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë. Përsa i përket ecurisë së mëtejshme të procesit të afrimit të Shqipërisë me BE-në, do të jetë thelbësore të zhvillohet një dialog me rezultate konkrete për kodin zgjedhor.

Gjermania mbetet e gatshme të shoqërojë këtë proces duke ofruar mbështetjen e saj.“

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.