Partia Demokratike ka reaguar përmes Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, në lidhje me ndryshimet kushtetuese që u votuan sot në Kuvend, për hapje të pjesshme të listave dhe një formulë tjetër koalicionesh.
Bardhi ka publikuar në twitter nenet 19 dhe 36, të cilat rregullojnë formulën e koalicioneve parazgjedhore me listë të veçantë të partive dhe formulën e ndarjes së mandateve. Për PD-në këto nene nuk rihapen dhe janë të paprekshme.
Reagimi i PD-së vjen pak minuta pas mbarimit të takimit të Bashës me Yuri Kim dhe Sorecën në selinë e PD-së.
“Nesër qëndrimi zyrtar i PD dhe Opozitës së Bashkuar për vijimin e punës në Këshillin Politik për hapjen 100 % të listave të kandidatëve”, shkruan ndër të tjera Bardhi.



