E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadori amerikan ultimatum kryeprokurores së Përkohshme: Çoni në burg politikanët e korruptuar!
Lajme

Ambasadori amerikan ultimatum kryeprokurores së Përkohshme: Çoni në burg politikanët e korruptuar!

Ambasadori Donald Lu zhvilloi një takim për rreth 30 minuta në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme më kryeprokuroren Arta Marku.
Në këtë takim, News 24 raporton se Lu i ka kërkuar Markut që të nxisë prokurorët të hetojnë të gjithë politikanët e korruptuar, për t’i vënë para drejtësisë.

Po ashtu, Lu mësohet se ka kërkuar nga kryeprokurorja e Përkohshme të mos mbajë anë politike, ndërsa i ka siguruar mbështetjen e SHBA për çdo rast që do hetojë.

Ambasadori amerikan ka shprehur interes edhe ndaj hetimeve që po zhvillohen për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, duke ja bërë të qartë kryeprokurores, se kësaj dosje duhet t’i shkohet deri në fund.

Takimi mes Markut dhe Lu-së, vjen një ditë pasi ky i fundit u pa të futej në selitë e LSI-së dhe PD-së për të takuar kryetarët përkatës. Ambasadori amerikan ka qenë i vendosur kundër ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, më të cilin pati jo pak përplasje.

Kulmi i replikave mes tyre ndodhi vitin e kaluar, ku në një dalje për mediat, Lu akuzoi Llallën se po pengonte Reformën në Drejtësi. Ndërsa, ditën ku Marku u zgjodh kryeprokurore, edhe pse me protesta nga opozita, Lu doli haptazi në mbështetja të saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.