E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadori britanik: Mund të jetë nata më e rrezikshme e Kosovës që nga lufta
Lajme

Ambasadori britanik: Mund të jetë nata më e rrezikshme e Kosovës që nga lufta

Ruairi O’Connell , Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka thënë se sonte mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën që nga lufta.

“Kjo mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën që nga lufta”, tha ai

Ambasadori tha se Mbretëria e Bashkuar ka interes që të shohi Kosovën të jetë një shtet ligjor.

“Kemi një interes dhe dëshirë për të parë Kosovën si shtet i ligjit”, tha ai.

Ambasadori u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mendojnë për interesin e vendit.

“Shpresoj që çdo deputet do të merr me seriozitet interesat e shtetit të Kosovës”, tha O’Connel, duke thënë se bashkësia ndërkombëtare kanë qenë miq të sinqertë të Kosovës.

“Nëse anulohet tash reagimi do të jetë shumë i keq për Kosovën. Nuk e di çfarë mund të them se do të jetë reagimi i Londrës, ne kemi qenë gjithmonë miq të sinqertë të Kosovës. Por nëse miratohet sonte kjo, mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën që nga paslufta”.

Nga ana tjetër, ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me Shefat e Grupeve Parlamentare, e thirrur me nënshkrimet e deputetëve që kanë kërkuar që të mbahet sonte seanca e jashtëzakonshme për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.