Ambasadori britanik takim me drejtues të Prefekturës dhe Bashkisë Kukës
Sot ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, z. Alastar King-Smith ka zhvilluar një takim pune ku janë diskutuar projektet zhvillimore të financuara mga Britania e Madhe në Kukës dhe financimet e reja për Hasin, Tropojën dhe Kukësin.
Takim e ka lajmëruar vetë Prefekti Garnit Gjana i cili ka shkruar në llogarinë e tij në FB
Statusi i plotë i Granit Gjana:
Bashkë me Albertin kryetarin e bashkisë dhe Astritin kryetarin e këshillit të qarkut Kukës, mirëpritëm sot, ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, z. Alastar King-Smith.
Fokus diskutimi patëm projektet zhvillimore që janë implementuar deri tani e të tjera që presim, për të ndikuar në zhvillimin ekonomik, arsimor e turistik.
Z. King-Smith i shprehëm falenderime të pëzemërta për gjithë vëmendjen dhe mbështetjen që po i japin rajonit tonë nëpërmjet projektit më të madh që i është ofruar sot Kukësit, Hasit e Tropojës.
Jemi të bindur se bashkëpunimi dhe marrëdhenia jonë e ngushtë mes dy vendeve do të sjellë zhvillimin e kërkuar për banorët e Qarkut të Kukësit. 🇦🇱🙏🇬🇧
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



