E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadori gjerman: Drita jeshile për Shqipërinë varet tashmë nga…
Lajme

Ambasadori gjerman: Drita jeshile për Shqipërinë varet tashmë nga…

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf ka konfirmuar në një prononcim për mediat se Gjermania voton hapjen e Negociatave të Shqipërisë me BE me kushte.

 

Ne nje deklarate te dhene per Klan Plus, ai ka thene se u takon partive politike në vend që të zgjidhin krizën politike.

“Drita jeshile për Shqipërinë varet tashmë nga shtetet e tjera anëtare të BE, ne kemi vendosur një po me kushte, nderkohë që presim tashmë se cfarë do të vendosin shtetet e tjera. Cdo propozim që sjellin individualisht shtete, duhet të përkthehen në gjuhën përfundimtare me vendimin e këshillit. Ju them për Berlini ku kemi shumicë deputetesh për një po në parim, por me disa kushte”- tha ai.

Pyetur nëse Gjermania ka bërë përpjekje për të ulur palët në tryezë për një zgjidhje kompromisi për krizën, ai ka deklaruar: Gjetja e nje kompromisi është për institucionet shqiptare nuk është detyra jonë. Kam parë se hapi i parë u realizua dje për tu ulur së bashku pozitë – opozitë. Vlerësoj faktin se edhe opozita jashtë parlamentit dërgoi për herë të parë përfaqësuesit e saj në tryezën e reformës zgjedhore. Mendoj se institucionet dhe partitë politike shqiptare do ta gjejnë një zgjidhje”, deklaroi ai.

Nëse do të ndikojë zgjatja e krizës në vend për një përgjigje lidhur me negociatat, ai ka thënë se “nuk mund të spekuloj”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.