E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadori i BE video-mesazh për zgjedhjet në Shqipëri: Votoni të dielën dhe jini të durueshëm ndërsa presim rezultatet
Publik News

Ambasadori i BE video-mesazh për zgjedhjet në Shqipëri: Votoni të dielën dhe jini të durueshëm ndërsa presim rezultatet

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka dalë me një video mesazh për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, ku bën thirrje për pjesëmarrje në votime.

soreca

Në mesazhin e tij, diplomati europian thekson se në 25 prill, shqiptarët kanë fuqinë të vendosin se kush t’ju përfaqësojë në Parlament dhe kush do të bëjë ligjet.

Teksa do të pritet për rezultatin, ambasadori Soreca bën thirrje për durim.

“Më 25 prill, ju keni fuqinë të vendosni se kush do t’ju përfaqësojë në Parlamentin e ardhshëm, kush do të bëjë ligjet që do të ndikojnë në jetën tuaj dhe kush do të vendosë për reformat e nevojshme për integrimin e Shqipërisë në BE. Votoni të dielën dhe jini të durueshëm ndërsa presim rezultatet. Ti vendos!” Ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.