Ambasadori i ri i Indisë vjen në Shqipëri, dorëzon kredencialet te Presidenti Meta
Ambasadori i ri i Indisë vjen në Shqipëri. Rahul Shrivastava ka paraqitur letrat kredenciale te Presidenti Meta, gjatë takimit që ka zhvilluar sot.
Meta shkruan se i ka ripërsëritur ambasadorit angazhimin se Shqipëria i kushton rëndësi marrëdhënieve me Indinë.
“Pata kënaqësinë të prisja sot Ambasadorin e ri të Indisë në Shqipëri, Sh.T.Z. Rahul Shrivastava, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Vlerësova marrëdhëniet korrekte politike ndërmjet Shqipërisë dhe Indisë, që duhet të shërbejnë edhe për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, në turizëm, kulturë e shumë fusha të tjera.
Duke ripërsëritur angazhimin dhe rëndësinë që Shqipëria i kushton marrëdhënieve me Indinë, i urova suksese Ambasadorit dhe e sigurova për mbështetje të plotë gjatë misionit të tij të rëndësishëm në vendin tonë”, shkruan Meta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



