E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadori italian Buçi: Evropa duhet të hapë negociatat sa më shpejt me Shqipërinë
Publik News

Ambasadori italian Buçi: Evropa duhet të hapë negociatat sa më shpejt me Shqipërinë

Ambasadori i Italisë në Shqipëri Fabricio Buçi ka deklaruar se Evropa duhet të shohë drejt vendeve të Ballkanit pasi pa ato nuk mund të ketë një Evropë të bashkuar.

Për sa i përket hapave që duhet te ndjekë Shqipëria, ambasadori Buçi u shpreh se shteti shqiptar ka bërë progres në rekomandimet e kërkuara dhe ka ardhur koha që Shqipëria të çelë negociatat me BE-në

“Unë mendoj se Po, siç e dini Këshilli i Evropës ka dhënë dritën jeshile për çeljen e negociatave. Unë shpresoj se deri në fund të këtij viti të ketë një çelje të negociatave. Sepse kjo luftë që po vijon prej disa muajsh dhe ka sjellë mijëra viktima na ka dhënë një leksion shumë të mirë. Bota ka ndryshuar nga lufta, sot ka dy botë, një para 24 shkurtit dhe një tjetër pas 24 shkurtit. Është e rëndësishme që Evropa të kuptojë që kemi një realitet të ri, që në nuk e donim por po e jetojmë dhe Evropa duhet të hapë sa më shpejt negociatat me Shqipërinë në mënyrë që të japë një qartësi për këtë zonë, për Ballkanin për 6 vendet që janë pjesë e Evropës dhe Evropa duhet të jetë në lartësinë e duhur”, u shpreh ambasadori Buçi i cili ishte i pranishëm në Shkodër gjatë aktiviteteve që janë mbajtur në kuadër të Javës Italiane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.