Ambasadorja amerikane jep mesazhe në shqip: “Bashkimi bën fuqinë”! SHBA-Shqipëri, bashkë të ecim drejt së ardhmes
Në kuadër të Javës Amerikane në Tiranë zhvillohen aktivitete të shumta. Sot në sheshin “Skënderbej” banda frymore e SHBA ka luajtur himnin shqiptar dhe atë amerikan.
Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë të pranishëm kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, por edhe zyrtarë të tjerë.

Deri në datën 21 maj, ambasada amerikane do organizoje një sërë aktivitetesh në Tiranë dhe Shkodër ku përfshihet muzika rrok nga banda e forcave ajrore amerikane, shfaqje filmash dhe degustime me ushqime.
Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim ishte e pranishme në një aktivitet në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Në fjalën e saj, diplomatja e lartë dhe një mesazh në gjuhën shqip, duke u shprehur se “Bashkimi bën fuqinë”.

Yuri Kim u shpreh se nga Shqipëria ka mësuar dy gjera, që Shqipëria është vendi i shqiponjave dhe shprehjen e heroit Gjergj Kastriot Skenderbeu se “bashkimi ben fuqine”.
“Në këtë 100 vjetor -u shpreh Kim -le të qëndrojmë bashkë, të ecim drejt së ardhmes, Shqipëria dhe Amerika së bashku”.
“Është një mbrëmje e bukur për të festuar 100 vite së bashku. Kemi kaluar shumë gjëra së bashku, por ja ku jemi sot këtu.
Kjo e sotmja është mbrëmja më e pëlyre për mua. Nuk ka lidhje me muzikën, por me Rock & Roll. Ka të bëjë me lirinë, me shpresën, por edhe me rebelimin.
Nëse mendojmë për gjerat që na trishtojnë apo lumturojnë gjithmonë ka të bëjë me të ardhmen.
Po lexoja disa prej komenteve që kisha bërë për postimin e sotëm, një prej pyetjeve thoshte kështu: Cfare kisha mësuar diçka nga Shqipëria?
Nëse kam mësuar diçka për Shqipërinë është vendi i shqiponjave, sepse që të dy popujt tonë janë popuj shqiponjash, jemi popuj që ngrihemi lart në fluturim.
Gjëja e dytë është ajo që ka thënë heroi Gjergj Kastriot Skënderbeu “Bashkimi bën fuqinë”.
Të gjithë e dimë vlerën e saj. Në këtë 100 vjetor le të qëndrojmë bashkë, të ecim drejt së ardhmes, Shqipëria dhe Amerika së bashku”, tha Yuri Kim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



