E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadorja e Francës në Shqipëri:  Unë po vëzhgoj ç’bëjnë shqiptarët me Berishën…
Politikë

Ambasadorja e Francës në Shqipëri: Unë po vëzhgoj ç’bëjnë shqiptarët me Berishën…

Ambasadorja e Francës në Shqipëri Elisabeth Barsacq, ka treguar qëndrimin që mban shteti që ajo përfaqëson në lidhje me shpalljen “non grata” të Sali Berishës.

E pyetur nga gazetari Endri Xhafo, gjatë një interviste për emisionin “Log”, ambasadorja tha: “Franca do të rreshtohet gjithmonë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Zonja Barsacq theksoi se Franca është aleati më i mirë i SHBA-ve dhe se respekton mënyrën se si Shtetet e Bashkuara konsiderojnë personin në fjalë.

“Franca është solidare me Shtetet e Bashkuara. Gjithmonë! Ne themi gjithmonë në lidhje me Shteteve të Bashkuara se ‘ne jemi aleati më i mirë i Shteteve të Bashkuara’. Pikëspari sepse në planin e mbrojtjes, nëse ka një vend që nuk ka rreshtur së financuari mbrojtjen, është pikërisht Franca.

Buxhetet tona të mbrojtjes janë konsistente. Mos harrojmë se në nivel kombëtar kemi marinën e dytë më të madhe në NATO, pas asaj të Shteteve të Bashkuara. Mënyrën se si Shtetet e Bashkuara konsiderojnë personin në fjalë, ne e respektojmë.”-u shpreh ambasadorja.

Barsacq u pyet gjithashtu nëse e ka ftuar Berishën në festimet e 14 korrikut, ditës së Festës Kombëtare të Francës.

Kësaj ambasadorja iu përgjigj: “Ne nuk ftojmë persona që janë objekt, – dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me personin në fjalë, – por ne nuk ftojmë persona që janë objekt i një situate të veçantë përkundrejt Shteteve të Bashkuara, domethënë, pa akses në territorin e Shteteve të Bashkuara.”

Xhafo e pyeti ambasadoren nëse drejtësia shqiptare duhet të nisë një hetim për ish-kryeministrin Berisha lidhur me shpalljen e tij “non grata” dhe akuzat për korrupsion. Ajo u përgjigj shkurtimisht duke thënë se
kësaj pyetje duhet t’i përgjigjen shqiptarët: “Nuk më takon mua. Unë vëzhgoj ç’bëjnë shqiptarët.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.