E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadorja e SHBA takon ministren e Financave: Mbështesim fiskalizimin! I bëjmë thirrje Shqipërisë për forcimin e masave kundër pastrimit të parave
Publik News

Ambasadorja e SHBA takon ministren e Financave: Mbështesim fiskalizimin! I bëjmë thirrje Shqipërisë për forcimin e masave kundër pastrimit të parave

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri kim, ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me ministren e Financave Delina Ibrahimaj. Lajmin e ka bërë publik vetë ambasadorja përmes një postimi në Twitter ditën e sotmeKim thekson në postimin e saj se gjatë takimit i shprehu mbështetjen ministres Ibrahimaj në lidhje me procesin e fiskalizimit dhe dixhitalizimin e procedurave për të përmirësuar taksimin.

Gjithashtu ajo apeloi për forcimin e masave kundër pastrimit të parave, pasi me procese efikase dhe gjykata të pastra do të mund të tërhiqen investime amerikane.

“U takova dje me ministrin e ri të Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj për ta uruar për emërimin. ShBA-të i bëjnë thirrje Shqipërisë për forcimin e masave kundër pastrimit të parave, siç rekomandohet http: // fatf-gafi.org/media/fatf/doc uments/reports/fur/Moneyval-FUR-Albania-2021.pdf … -thelbësore për luftën kundër korrupsionit.

ShBA-të mbështesin fiskalizimin dhe dixhitalizimin e procedurave për të përmirësuar taksimin, transparencën dhe llogaridhënien. Rregulla të qarta, procese efikase dhe gjykata të pastra do të tërheqin investime amerikane, do të mbrohen shqiparët nga aktorët e këqij. Kjo është lidhja midis demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit”, shkruan Yuri Kim në Twitter.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.