E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadorja Kim njofton mbërritjen e ekspertëve amerikanë në ndihmë të shuarjes së zjarreve
Publik News

Ambasadorja Kim njofton mbërritjen e ekspertëve amerikanë në ndihmë të shuarjes së zjarreve

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka njoftuar sot se për të ndihmuar Shqipërinë në shuarjen e zjarreve, këtë fundjavë kanë ardhur në Shqipëri dhe ekspertët amerikanë të fushës. “Jemi të fortë së bashku, krah për krah”, nënvizon në mesazhin e saj në Twiiter, ambasadorja Kim:

“Si të gjithë të tjerët në Shqipëri, Ambasada Amerikane është e trishtuar nga shkatërrimi i shkaktuar nga zjarret në jug, – shkruan diplomatja. – Në përgjigje, ekspertët amerikanë të shuarjes së zjarrit mbërritën këtë fundjavë për të mbështetur përpjekjet e Forcave të Armatosura Shqiptare.

Përveç kësaj ndihme nga USAID, janë edhe pajisjet e dhuruara më parë nga SHBA – përfshirë kova për helikopterë, kostume zjarrfikëse, sëpata, lopata, pajisje mbrojtëse personale, etj. që po përdoren tani për të mbrojtur jetën, shtëpitë dhe bizneset shqiptare. Të fortë së bashku, krah për krah” ka theksuar znj. Kim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.