Ambasadorja Yuri Kim: Një komb i tërë punuan për të shpëtuar hebrenjtë, një histori frymëzuese e besës shqiptare
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e pranishme në ceremoninë e përurimit të Memorialit të Holokaustit, tha se historia e mbrojtjes dhe shpëtimit ët hebrenjve në Shqipëri, është frymëzuese.
Në fjalën e saj, Kim u shpreh se një komb i tërë punuan për të shpëtuar hebrenjtë, duke e konsideruar “histori të besës shqiptare”, ndërsa shtoi se SHBA e ka vlerësuar këtë guxim të popullit shqiptarë.
Është me të vërtetë një histori frymëzuese e kurajës e ndjerit, e besës shqiptare. Jam shumë krenare që qeveria e SHBA, ka mundësi të vlerësojë guximin e popullit shqiptarë përmes këtij memoriali. Do të doja të falënderoja popullin shqiptar, që na dha një shembull të ndritshëm. Le ta bekojmë të gjithë kujtimin e popullit të Shqipërisë që veproi me vetëmohim për mbrojtjen e miqve të tyre hebrenj. Ky memorial na kujtoftë gjithmonë vlerën e veprimeve të tilla. U frymëzofshim nga kuptimi i miqve tanë shqiptarë e hebrenj për humanizmin”, tha Yuri Kim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



