Ambasadorja Yuri Kim reagon për takimin me Bashën: Unë i thërras Luli sepse ai më thërret…
Ditën e djeshme Çim Peka ngriti një ‘furtunë’ të vërtetë në media duke thënë se ambasadorja Yuri Kim dhe kreu i PD Lulzim Basha kishin debatuar ashpër me njëri-tjetrin.
Sipas tij, Basha i kishte kërkuar llogari Kimit se pse i thërret ‘Luli Basha’ duke i thënë njëherazi se ai ishte ‘zoti Basha, kreu i opozitës’.
Por ka ardhur reagimi i ambasadores Yuri Kim e cila teksa shpërndan artikullin e lexo.al, medias pranë qeverisë, me titull: “Çim Peka: Lulzim Basha i tregoi vendin Yuri Kim, e mori në telefon duke i ulëritur e i tha “unë s’jam Luli Basha”, shkruan:
“Kjo është nonsens. Ai më thërret Yuri dhe unë i thërras Luli. Pse? Sepse ne jemi kolegë dhe miq”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




