E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadorja Yuri Kim: Stërvitja “Defender 21” sjell përfitime ekonomike për Shqipërinë
Bota

Ambasadorja Yuri Kim: Stërvitja “Defender 21” sjell përfitime ekonomike për Shqipërinë

Ka mbërritur sot pasdite në Aeroportin e Rinasit, avioni me 267 ushtarë amerikanë, në kuadër të stërvitjes “Defender 21” që Shqipëria pret si aleate e NATO-s. 

yzri kim
Mbërrijnë ushtarët amerikanë në Rinas

Në një prononcim për mediat ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se kjo stërvitje do të shërbejë edhe ekonomikisht për Shqipërinë.

“Është një ditë emocionuese. Jemi këtu për të parë ardhjen e trupave amerikane që vijnë në Shqipëri për stërvitjen më të madhe të bërë në këtë rajon. Shqipëria është mikëpritësi kyç nga të gjithë vendet e Ballkanit. Kjo është historike. Dua të nënvizoj se kjo stërvitje përveç përfitimi ushtarak sjell me vete punë dhe injektim në ekonomi. SHBA ka shpenzuar 35 mln dollarë për punësimin e shqiptarëve si shoferë, punëtorë ndërtimi apo kuzhinierë. Ne do të kemi më shumë se 6000 ushtarë amerikanë këtu, jo të gjithë njëherësh por herë pas herë”, tha ambasadorja.

Ushtarët amerikanë në vendin tonë vijnë në kuadër të stërvitjes ndërkombëtare “Defender Europe 21”, në të cilën merr pjesë edhe Shqipëria.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.