Ambasasdat e SHBA-së dhe BE-së urojnë Bajram Begajn për zgjedhjen e tij si President i Shqipërisë
Facebook shkruan se Begaj kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin me SHBA-në përsa kohë ishte si Shef i Shtabit të Përgjithshëm.
SHBA kërkon që të njëjtin bashkëpunim, Begaj ta vijojë edhe në detyrën e tij të re si President.
Reagimi i Ambasadës Amerikane:
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron Bajram Begaj për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona.

Ndërkohë ambasada e BE-së shkruan se po pret për të punuar me Presidentin e ri, për një marrëdhënie sa më të mirë mes Shqipërisë dhe unionit.
Reagimi i Ambasadës së BE-së:
Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë. Në pritje për të punuar së bashku për një marrëdhënie BE-Shqipëri të begatë, të sigurt dhe solide si anëtarë të një familjeje evropiane.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



