E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambsadorja amerikane Yuri Kim : Stërvitja “Defender Europë 21” historike!
Publik News

Ambsadorja amerikane Yuri Kim : Stërvitja “Defender Europë 21” historike!

Albasadorja e ShBA Yuri Kim

“Kjo stërvitje historike besoj është fillimi i gjërave edhe më të mëdha që do vijnë, do stërvitemi më shpesh e do punojmë edhe më afër. Mbetemi krah për krah me ju sot nesër e përgjithmonë”, u shpreh diplomatja amerikane.Jemi të nderuar që bashkohemi me ju në këtë aktivitet për nisjen e stërvitjes Defender Europe 21.Përreth rajonit vihet re që Shqipëria është pjesë e më shumë aktiviteteve se cdo vend në rajon. Nuk është rastësore.Së pari roli i Shqiperise në aleancë është më i rëndësishem se kurrë.Shqiptarët kanë luftuar prane nesh krah për krah në konflikte të shumta përreth globit,kurrë s’do i harrojmë sakrificat tuaja e gjihtmone do u jemi mirenjohes qe kur Amerika ka nevoje per ju, kur aleantet, NATO është aty e Shqipëria është gjithmonë krah nesh.E njohim trimërinë tuaj e jemi të nderuar tu quajmë aleatët tanë.Shqiperia është vend i vecantë, me vendndodhje strategjike, si anëtare e aleancës ofron nje vend bazë të rëndësishme që i jep munesine NATO e SHBA për tu përgjigjur emergjencave e krizave rajonale shpejt e ne menyre efektive.“Defender” pergatit per kete koncept, demontron aftesine per te hyrë në Evropen Juglindore përmes Shqiperise e për të pritur forca shumëkombëshe.S’keni hezituar kurrë të ofroni trupat apo të prisni aleatët në vendin tuaj.Na e keni treguar potencialinj strategjik e taktik, ju kemi dëgjuar e jemi këtu. Jemi mirënjohës për mikpritjen, partneritetin e kurajën tuaj.Stervitje histiorike. Ky operacion mbeshtetes demonstron aftesine  e shba për të dërguar forca ushtarakke strategjikisht në vendin ku duhet e për ta bërë këtë shpejt.Pergatitja jone per kete koncept na kujton qe perhkushtimi i SHBA ndaj NATO është i hekurt”, tha ambasarorja.

Nga Durrësi –  e ka marrë fjalën përshëndetëse në stërvitjen e përbashkët ushtarake të NATO-s, “Immediate Response 21” (Defender Europe 21) edhe presidenti Meta

 

Gjatë fjalës së tij, Rama përmendi frazën që ia thotë çdo të huaji, se pasi të largohen nga Shqipëria, do të duan të rikthehen sërish në vendin tonë.

“Është realisht një kënaqësi e madhe dhe nder që të kemi kaq shumë yje të mbledhur këtu në këtë vend të vogël dhe kam bindjen se kjo stërvitje është shumë më tepër sesa një moment i rëndësishëm i të gjithë punës së përbashkët në funksion të rritjes dhe demonstrimit të kapaciteteve tona. Kjo stërvitje është një tjetër pikë e rëndësishme në ngjitjen e mëtejshme të marrëdhënieve tona në pikën më të lartë.

Ne i vlerësojmë këto marrëdhënie si të shkëlqyera, por fakti është se ato mund të jenë më të shkëlqyera falë një besimi të madh dhe ndërveprimi reciprok të vazhdueshëm.

Gjenerata jonë erdhi deri këtu me idenë se ju nuk duheshit lënë kurrë të shkelnit në këtë vend. Në u brumosëm nga propaganda e regjimit të shkuar me bindjen se ju jeni e keqja më e madhe që  mund ti ndodhë jo vetëm Shqipërisë por gjithë botës.

Për gjeneratën tonë është një mrekulli e madhe që e ka ndarë jetën mes dy botëve. Të asaj bote të errët të izoluar dhe kësaj bote ku ne mund të mirëpresim me respekt miqtë dhe partnerët tanë të shumtë dhe mbi të gjitha miqtë tanë amerikanë.

Unë dua shumë të besoj që pas zbarkimit tuaj në Shqipëri edhe ju do t’ju ndodhë ajo që i ndodh të gjithëve kur vijnë në Shqipëri. Që do të doni të riktheheshin përsëri në Shqipëri.Shqipëria nuk është një vend i këshilluar për të ardhur për shkak të steriotipave që e pengojnë marrëdhënien e saj me botën, por Shqipëria është një vend që kush vjen, dëshiron të kthehet përsëri. Unë kam dëshirë dhe besim që kjo do të ndodhë edhe me ju.

E fundit që dua të them është se besoj që ajo çka ne të gjithë duhet të mbajmë është detyrimi për ti përcjellë gjeneratave të tjera këtë amanet kaq të rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë, por edhe për të ardhmen e botës që kemi zgjedhor, botës së popujve që duan të jetojnë në liri dhe demokraci, amanetin e kësaj marrëdhënie strategjike për lirinë dhe demokracinë jo vetëm të Shqipërisë por gjithë botës, duke investuar bashkë që të bëjmë shumë për brezin e ri dhe ti japim brezit të ri mundësinë që të mund të edukohet qysh në krye të herës me standardet e larta ta NATO-s.Është një moment historik për ne, na mbush me krenari dhe ne do qëndrojmë krah për krah jush si një vend që ndoshta nga pikëpamje numerike nuk i ofrojmë shumë kësaj aleance, por nga vlerat ne duam të jemi më të denjë dhe më të vyer brenda kësaj aleance”, u shpreh kryeministri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.