E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambulanca dërgon 45-vjeçarin dhe e mbështjell me batanije para spitalit: Vuante nga kanceri, prej disa javësh i shtruar
Lajme

Ambulanca dërgon 45-vjeçarin dhe e mbështjell me batanije para spitalit: Vuante nga kanceri, prej disa javësh i shtruar

Disa orë më parë është publikuar një  video ne te ciken   duket qartë ambulanca e Spitalit Rajonal Berat që hedh një të sëmurë në rrugë dhe largohet me shpejtësi. I menjëhershëm ka qën reagimi i punonjësve të qëndrës pranë së cilës është lënë i sëmuri.

Pas denoncimit të bërë nga punonjësit e kësaj qëndre, ata që kanë denoncuar me video rastin në fjalë dhe kanë njoftuar organet kompetente, duke mundësuar edhe marrjen sërish të të sëmurit dhe rikthimin e tij në spital rreth 1-orë pas ngjarjes.

Mësohet se vetë prefektja ka njoftuar Policinë e Beratit dhe Spitalin për këtë rast të paprecedentë. Burime të brendshme dhe konfidenciale nga Spitali Rajonal Berat, konfirmojnëpr Fax News se, rasti në fjalë ishte një 45-vjeçar nga lagjia “Kala” në Berat.

Burimet bëjnë me dije se, pacienti ishte endacak dhe ndodhej i shtruar prej disa javësh në një repartet e Spitalit Rajonal Berat, pasi vuante nga kanceri. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, e kontaktuar nga mediat, drejtoresha e Spitalit Rajonal Berat, Edlira Shkëmbi, nuk jep asnjë informacion në lidhje me personat që ndodheshin brenda ambulancës shtetërore të spitalit dhe në lidhje me personin që urdhëroi ambulancën të hedh në rrugë pacientin dhe ta mbulojë me batanije.

Burime nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, bëjnë me dije se, po hetohet në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe përgjegjësit e saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.