Mësuese Majlinda që u godit nga nxënësi me karrige, shtrohet tek Trauma
Majlinda Palushi, mësuesja e gjimnazit “Hydajet Lezha” e cila u godit me karrige ditën e djeshme nga nxënësi i saj, është transportuar për tek Trauma në Tiranë.
Ajo mori trajtim në Spitalin Rajonal të Lezhës, po është vendosur nga personeli mjekësor që ta mbërrijë për mjekim më të specializuar në Tiranë. Palushi ka marrë frsktura të shumta në trup dhe sipas informacioneve paraprake ka pësuar thyerje të krahut.
Nxënësi 16-vjeçar i cili e goditi është arrestuar nga policia. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.
Mësohet se shkak për rebelimin e tij është bërë një frazë e përdorur nga mësuesja ku në fokus ishin mungesa e shumta që adoleshenti bënte në mësim. “Për shpirt të babait tënd e timit nuk të kaloj!”-mësohet t’i ketë thënë zysha e matematikës së riut.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



