E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ami i dedikon Ermalit fjalë të ndjera : Jemi rritur dhe dashuruar bashkë
Publik News

Ami i dedikon Ermalit fjalë të ndjera : Jemi rritur dhe dashuruar bashkë

Si sot 10 vite më parë i thanë ‘po’ njeri-tjetrit dy personazhet shumë të dashur për publikun shqiptar, aktori i humorit Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska, sot bizneswoman.

Ish-moderatorja i ka përgatitur Ermalit një surprizë shumë të këndshme dhe romantike, madje gjithë këtë e ka shoqëruar me një dedikim mjaft special.

“Si sot 10 vite me pare u betuam ne altar per dashurine! Jemi dashuruar,rritur,argetuar bashke.Kemi perjetuar sfidat dhe sukseset bashke ne cdo hap .Sot kemi 2 mrekullite tona Sia & Joel  Jemi të qartë për cfare na pret 10-vjeçarin tjeter…ndaj jemi me shpirtin plot! Te dua njesoj. Me ty përjetë!!!”, shkruan Ami krahas disa fotove shumë romantike.

Nga ana tjetër Ermali si gjithnjë me humor e batuta, ka zgjedhur diçka “funny” për bashkëshorten e tij.

ami.jpg

Në një fletushkë të vendosur në pjatë shkruhet: Martesa është një marrëdhënie në të cilën njëri ka gjithmonë të drejtë, dhe tjetri është burri.

vera.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.