E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Amnistia Penale, Lubonja: Kuvendi mesazh dekurajimi SPAK-ut
Lajme

Amnistia Penale, Lubonja: Kuvendi mesazh dekurajimi SPAK-ut

Opozita ka shkelur në ‘dërrasë të kalbët

Në seancën e sotme plenare u votua me 110 vota pro, Amnistia Penale, ndërsa debatet vazhdojë nëse nga kjo amnisti përfitojnë zyrtarët e lartë të dënuar nga GJKKO për korrupsion.

lubonja22-1

I ftuar në një lidhje live në “Open” , analisti, Fotos Lubonja tha se Shqipëria është në një situatë ku “mbreti ka dalë lakuriq”.

Ai shtoi se me miratimin e Amnistisë, Kuvendi i ka dërguar mesazh SPAK-ut, duke e dekurajuar atë në luftën ndaj korrupsionit.

“Jemi në kushtet kur mbreti ka dalë lakuriq komplet. Dënimet deri tani kanë shkuar tek drejtorët. Këtyre kamikazëve iu shkon mesazhi se për dy vite burg ia vlen vjedhja që kanë bërë dhe siguron deri nipërit e mbesat. E dyta është dhe një mesazh më i qartë për një pjesë të SPAK-ut. Është mesazh dekurajues për luftën ndaj korrupsionit.

Nëse është kompromisi vula në mes mes opozitës dhe maxhoranës, për mua nuk ia vlen sepse nuk bëhet kompromis me një qeveri kriminale. Unë mendoj se edhe opozita ka shkelur në dërrasë të kalbur”, deklaroi Lubonja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.