E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AMP arreston ish-punonjësin e policisë për shpërdorim detyre (EMRI)
Lajme

AMP arreston ish-punonjësin e policisë për shpërdorim detyre (EMRI)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një ish-oficer policie në Lezhë, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

451269942_18133126261350687_7761398250299673072_n

Klisman Nikolli, 29 vjeç, dy vite më parë u shpall në kërkim nga AMP, pasi dyshohej se gjatë ushtrimit të detyrës në Komisariatin e Lezhës, ka lejuar kultivimin e kanabisit në zonën e Njësisë Administrative Ungrej.

Njoftimi i AMP:

Lezhë vijon vetëpastrimi në Policinë e Shtetit, AMP arreston ish-oficerin e policisë

Pas hetimeve të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ndaj ish-oficerit të policisë Klisman Nikollo, 29 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Dy vite më parë ish-oficeri K.N. u shpall në kërkim nga AMP, pasi dyshohej se gjatë ushtrimit të detyrës në Komisariatin e Lezhës, ka lejuar kultivimin e kanabisit në zonën e Njësisë Administrative Ungrej.

Lufta kundër kultivimit të kanabisit, parandalimi dhe goditja e paligjshmërive në rradhët e policisë së shtetit vazhdon në mënyrë sistematike, intensive, me një bashkëpunim të të gjithë institucioneve ligjzbatuese

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.