E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AMP arreston policin e “Shqiponjave”
Lajme

AMP arreston policin e “Shqiponjave”

Një oficer policie përfundoi në pranga, pasi u përfshi në një aksident me dëme materiale dhe kundërshtoi kolegët e tij duke mos bërë testin e alkoolit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) njoftoi arrestimin e punonjësit tw policisë Inspektor A. B., me detyrë Trupë Shërbimi i Forcës së Posaçme “Shqiponja” pranë DVP Durrës. Ai dyshohet se për veprat penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “ Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Nga hetimet rezulton se mëngjesin e sotëm rreth orës 05:40, duke drejtuar automjetin tip “Audi” në rrugën “Egnatia”, ai ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka përplasur disa automjete të parkuara duke shkaktuar dëme materiale.

Në zbatim të procedurës standarte i është kërkuar të bëjë testin e alkoolit, por punonjësi ka refuzuar. Në këto kushte i është marrë monstër gjaku në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës.

Lidhur me rastet materialet i janë dorëzuar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.