E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AMP me ‘dorë të hekurt’, pezullon 4 efektivë për shpërdorim detyre
Lajme

AMP me ‘dorë të hekurt’, pezullon 4 efektivë për shpërdorim detyre

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka pezulluar nga detyra tre efektivë dhe një inspektor policie në Berat, të dyshuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Masat e sigurisë janë caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, pas hetimeve proaktive të zhvilluara nga AMP në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit. Nga hetimet ka rezultuar se punonjësit e policisë, gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre, me veprime dhe mosveprime në shkelje të ligjit, kanë penalizuar ose favorizuar drejtues mjetesh, të konstatuar në shkelje ose jo të Kodit Rrugor.

Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale.

Të pezulluarit janë:

  • Artan Selami, inspektor, trupë shërbimi në Seksionin për Trafikun Urban dhe Interurban, DVP Berat

  • Myftar Dauti, inspektor, trupë shërbimi në Seksionin për Trafikun Urban dhe Interurban, DVP Berat

  • Adem Qevani, inspektor, trupë shërbimi në Seksionin për Trafikun Urban dhe Interurban, DVP Berat

  • Karafil Guçe, inspektor, oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Berat

AMP thekson se mbetet e angazhuar në garantimin e zbatimit të ligjit dhe luftën kundër abuzimeve në radhët e policisë, duke ftuar qytetarët të denoncojnë çdo rast shkeljeje apo abuzimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.