E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AMP pezullon dy efektivë policie
Lajme

AMP pezullon dy efektivë policie

 Ishin të përfshirë në trafik droge dhe shpërdorim detyre

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra dy punonjës policie.

Oficeri i Patrullës së Komisariatit Divjakë, dyshohet se është i përfshirë në trafikun e drogës.

Gjithashtu është pezulluar edhe një tjetër punonjës policie, i cili shpërdoroi detyrën duke lejuar ndërtime të paligjshme, duke përfituar shuma parash.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimet për pezullimin e dy punonjësve të policisë.

AMP ka zbatuar urdhërin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” për punonjësin e policisë Inspektor B.D., 30 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Divjakë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga veprimet hetimore u dokumentua se punonjësi i policisë, ka qenë i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Po ashtu është ekzekutuar masa e sigurimit personal caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë A. Ç., 57 vjeç, me detyrë Ndihmës specialist i policimit në komunitet, në Komisariatin e Policisë Berat, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Nga hetimet e kryera është dokumentuar konstatimi i disa rasteve të ndërtimeve pa leje në Njësinë Administrative Velabisht, zonë përgjegjësie e këtij punonjësi policie, i cili ka lejuar vijimin e ndërtimeve të paligjshme, kundrejt përfitimit të vlerave monetare”, njofton AMP.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.