E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AMT: Jemi në realitet të ri
Lajme

AMT: Jemi në realitet të ri

Sot jemi në një realitet të ri kur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka dalë një vkm e re e qeverisë që i rikalon pronën Bashkisë dhe një përgjigje e tillë është tejet e vonuar në kohë dhe ritëm.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për shpërdorim detyre për çështjen e Teatrit Kombëtar.

SPAK në një letër dërguar Partisë Demokratike njoftoi bashkimin e dy padive, të PD-së dhe Aleancës për Teatrin. SPAK deklaron se për shkak të sekretit hetimor nuk mund të japë informacion për veprimet hetimore konkrete.

PD dhe Aleanca për Teatrin kanë dërguar disa padi pranë SPAK për kryebashkiakun Veliaj, këshillin bashkiak, dhe kryeministrin Rama pr shembjen e godinës së teatrit.

Pas lajmit reagoi edhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

“E njëjta përgjigje erdhi edhe në emër të Alwancës për Mbrojtjen e Teatrit kur kërkuam se ku ishin hetimet në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Sot jemi në një realitet të ri kur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka dalë një vkm e re e qeverisë që i rikalon pronën Bashkisë dhe një përgjigje e tillë është tejet e vonuar në kohë dhe ritëm.

Shpresojmë që SPAK mos legjitimojë me mos veprimin e tij fillimin e punimeve të paligjshme nga Bashkia në sheshin e Teatrit.

Ne kemi kërkuar sekuestro preventive dhe ende nuk kemi asnjë reagim.

Gjithsesi kallzimet tona janë në sirtarët e SPAK dhe nuk mund të anashkalohen,” thuhet në deklaratë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.