E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Analisti Ilir Demaliaj dhunohet brutalisht pranë banesës së tij
Lajme

Analisti Ilir Demaliaj dhunohet brutalisht pranë banesës së tij

Analisti Ilir Demaliaj është bërë objekt i një sulmi fizik në afërsi të banesës së tij, në një ngjarje që ka shkaktuar reagime dhe shqetësim publik. Sipas informacioneve paraprake, ai është dhunuar nga dy persona, ndërsa pamjet e publikuara tregojnë dëmtime të dukshme në fytyrën e tij.

Në dëshminë e dhënë pranë autoriteteve, Demaliaj ka deklaruar se incidenti ka ndodhur menjëherë pasi ka dalë nga banesa. Ai e lidh këtë ngjarje me një konflikt të mëparshëm me një banor të zonës, i cili, sipas tij, e kishte akuzuar për kallëzime të përsëritura në polici në lidhje me parkimet e parregullta në rrugë.

Burime nga policia bëjnë me dije se është identifikuar një person i dyshuar si i përfshirë në sulm, i cili është shpallur në kërkim. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe për të identifikuar dhe ndaluar të gjithë personat e përfshirë.

Autoritetet pritet të hedhin më shumë dritë mbi motivet dhe dinamikën e këtij incidenti, ndërsa theksohet rëndësia e zbardhjes së plotë të rastit dhe vendosjes së përgjegjësisë ligjore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.