E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Analiza e policisë mbi kanabizimin e vendit, reagon ish-ministri Fatmir Xhafaj
Lajme

Analiza e policisë mbi kanabizimin e vendit, reagon ish-ministri Fatmir Xhafaj

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pas analizës së bërë sot nga Policia e Shtetit për kanabizimin në vend, është shprehur se sot Shqipëria, pas 25 vitesh, nuk është më vendi i origjinës së kësaj lënde narkotike.

Në një postim të bërë në Twitter ai ka listuar disa pika, ku ka vënë në pah se Policia e Shtetit gjatë vitit 2018, ka arritur disa suksese.

Postimi i Fatmir Xhafaj:

1.Një Shqipëri pa kanabis!Prezantimi sot publikisht(më mirë vonë se kurrë!) i rezultateve antikanabis ’18, konfirmimi më i mirë i realitetit historik:Pas 25 vitesh, s’jemi më vend origjine i prodhimit e trafikimit të kanabisit!Krenar për çfarë bëmë,ndër të tjera, në këto vite!

2.Me të njëjtët policë, buxhet, mjete, asistencë, në të njëjtin territor ndryshuam një realitet e krijuam model të krahasueshëm me Evropën!Fuqia e vlera qëndron te njerëzit, reformat e mëdha që PS ideoi e udhëheq për të ndërtuar shtet e drejtësi në vend!

3.Krenar për rezultatet e antitrafikimit në 2018. 80% ulje e trafikut me vendin fqinj krahasuar me 2017.Luftë pa kompromis e rezultate të shkëlqyera ndaj gr. kriminale.Shifrat, kokëforta, flasin vet! Fjalët sado të bukura i merr era.Forca e Ligjit në veprim e mbi të gjithë!

4.Respekt dhe mirënjohje pafund bashkëpunëtorëve të mi, sakrificës së policëve të thjeshtë në territor dhe veçanërisht ekipit drejtues të Policisë së Shtetit! Njerëz që e duan vendin e tyre, të ardhmen e tij!

5.TURP i madh për ata që për vite të tëra i dhanë vendit një imazh negativ, rinisë modelin e keq e krimit të organizuar pushtet e fuqi financiare!Nëse s’kërkojnë dot falje të paktën të heshtin! Përçmim për të gjithë ata që kanë hedhur baltë mbi përpjekjet tona në këtë betejë!

6.Sot Policia e Shtetit e besueshme dhe bashkëpunuese për partneret ndërkombëtar. Ndërsa dje, kur shefi i opozitës së sotme ishte drejtuesi politik i kësaj organizate, këta partner “përshëndeteshin” me plumba që zbrazeshin nga bastioni i hashashit politik të kësaj opozite.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.