E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ANALIZA/ “Ndryshim kursi themelor ndaj opozitës, Gjermania shikon nga Basha
Publik News

ANALIZA/ “Ndryshim kursi themelor ndaj opozitës, Gjermania shikon nga Basha

AGRON GJEKMARKAJ/gjekmarkaj

Nga Kongresi i Partive popullore në Zagreb tek ai i CDU të Anxhela Merkel në Gjermani në vetem tre ditë vihet re një ndryshim i madh mbi simpatitë politike në Shqiperi!! Deklarata e PPE për Shqiperinë dhe krizen e saj për herë të parë shfaq një ndryshim kursi themelor ndaj opozites shqiptare!

Në krye të heres duhet pohuar se ajo nuk mund të miratohej pa mbeshtetjen e zonjes së hekurt Merkel! Deklarata është qendrim i fortë politik! Ajo njeh dhe merr parasysh duke shprehur shqetësim për krizen shqiptare që Kryeministri nuk do ta zgjidhe! Ky qendrim çertifikoi perpjekjet e gjata të opozites për ta deklamuar para europianëve kapjen e shtetit nga pushteti!

 

Europa njëzëri pranoi që Shqiperia është në krizë të rëndë politike! Ajo pa me sytë tanë rraskapitjen dhe degjenerimin e sistemit dhe institucioneve shqiptare! Piket e PPE shkojnë me një linjë me kushtet e Bundestagut gjerman!

Por lajm kryesor është një tjeter!

Lideri i opozites Lulzim Basha ndahet veçmas në pershendetjen e Mekalister, politikan i larte i CDU dhe njekoheshem Merkel duartroket nxehtesisht! Nuk ishte mesuar Basha me te tille begenisje! Në politike asgje nuk ndodh rastesisht! Nuk është më rastesi që Merkel ja ka hequr veshtrimin Edi Rames pas lojerave me Vuçiçin për kufijtë e Kosoves, për Tahirin dhe kanabizinin e vendit, për vjedhjen e votave ku vjedhesit nuk ndeshkohen, për manipulimin e Reformes në Drejtësi, për votimet moniste të 30 qershorit dhe percepitimin e krizes!! Gjermanet me gjasë e kanë kuptuar që Rama nuk është viktimë e opozites po opozita viktima e tij!

Merkel duket se shikimin e embel po ja taks Lulzim Bashes! Për të ndryshuar perceptimin në Shqiperi shikimi i Merkel është si ai i Zeusit po meqenese Zeusi është Zot antik e pak i harruar i duhet edhe një ndihme tjeter per te bërë mrekullinë!

Kjo ndihmë është ndryshimi i PD, ekipi i ri që duhet të ngjallë se vdekurish besimin e vrarë vit pas viti! Një gjë duket nga larg për gjermanet; Edi Rama është e shkuara!

A do jetë Basha për ta e ardhmja varet prej ketij të fundit, nderkohe le ti gezohet veshtrimit dhe të perpiqet që të mos dalë prej rrezes së tij!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.