Andi Bejtja: Po jetojmē në ‘edokraci’
I ftuar në emisionin Ora 19 në SYRI TV me moderatoren Juli Kristafi, drejtuesi i televizionit Andi Bejtja ka analizuar kabinetin e qeverisë ‘Rama 3’ dhe opozitës ‘Basha 3’.
Bejtja: Fakeqësisht po jetojmë në ‘edokraci’, një autokraci që ka një emër. Nuk dua të merem me emra të përveçëm, por me ‘edokracinë’ dua të them që jemi në shijet estetike dhe psikologjike të Ramës që kanë filluar që në ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë e Tiranës, ku ai ka treguar që qeveris më kollaj me gra se me burra, në kuptimin e plotë të fjalës. Është një sëmundje e vjetër e Ramës që në ministri dhe bashki në të gjitha dikasteret.
Rama hap tezën se gratë janë më pak të korruptushëm sepse nuk ulen në tavolina me burrat, por në fakt gratë kanë treguar se firmosin më shpejtë dhe kollaj, Rama është më produktiv me gratë se me burrat, pasi nuk kërkojnë % si burrat, binden më shpejtë, i mjafton një makinë dhe një badigard. Mjafton një arkë me peshk.
E vetmja ideologji dhe filozofi e Ramës është diktatura e oligarkisë dhe koncensioneve dhe këto gra ja bëjnë më të lehtë qeverisjen me këtë filozofi.
E kuptoj të vendosësh një grua që thyen hersin, por në rastin konkret nuk kemi pasur këtë kriter. Kemi pasur kriter estetik dhe psikologjik.
Kemi një ish-ministër që ka thyer herësin dhe ngeli jashtë kryesisë dhe të gjithave.
Votat i ka marë me njerëz të tjerë, kriminelë dhe në poste vendos femrat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



