E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Andi Bushat: Viti 2020 do të jetë si 97-ta
Publik News

Andi Bushat: Viti 2020 do të jetë si 97-ta

Analisti Andi Bushati mendon se viti 2019 ishte si viti 1996 për shqiptarët. Kështu tha ai teksa u pyet a ishte 2019 një vit të mbrapshtë në emisionin “Open”. Pikerisht kur Bushati tha kete gje, ndërhyri profesor Paskal Milo i ftuar ne panel dhe pyeti: “1997?”.

Bushati e shpjegoi me tej keshtu ate qe mendon:

“Jo, pikërisht po them 1996 sepse ne 2020 do të kemi vitin 1997. Pse po them 1996, sepse edhe në 96 kishim një person që kishte të gjitha pushtetet edh sot kemi një person që kërkon ti marrë të gjitha pushtetet. Kishte opozitë në 96, as sot nuk kemi.

Sot presidenti është në procedurë shkarkimi, ligji i fundit për mediat që po synon kapjen edhe të mediave na tregon që një person po i heq edhe tullën e fundit të demokracisë.

I vetmi ndryshim është se në 1996 kishim një person që qeveriste ndërsa sot kemi një individë që bashkëpunon me 10-15 oligarkë duke vendosur për gjithçka dhe duke rrezikuar një përplasje të varfër-të pasur”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.