Andi Bushati flet për negociatat PS-PD : Rama nuk respekton asnjë marrëveshje, do të sillet si 10 vitet e fundit
Gazetari Andi Bushati ka folur për negociatat e zhvilluara mes PS-së dhe PD-së për rikthimin në normalitet të jetës parlamentare. Ai tha se Edi Rama nuk i respekton marrëveshjet.
Analisti tha gjithashtu se nëse miratohen 8 komisione hetimore që kërkon opozita, atëherë është një marrëveshje e vlefshme dhe Kuvendi mund t’i rikthehet normalitetit.
“Nëse opozita merr Komisionet Hetimore me ligjin e vjetër, jo me butaforinë që bëri Edi Rama duke miratuar një ligj të ti, dhe të marrë të gjitha vendet që i takojnë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, atëherë mund të them se bravo i qoftë Gazment Bardhit që negocion.
Unë kam frikë se do të hyjnë në një marrëveshje të re, do të marrin gjysmat, dhe gjysmat do t’ua vjedhi Rama, sikundër ka bërë në këto 10 vjet”, tha Bushati duke folur në Syri Tv.
Ndërsa analisti Baton Haxhiu gjate diskutimit tha se shpallja non grata e Sali Berishës nga SHBA i ka shërbyer faktorizimit të tij.
Në këtë kuadër, Haxhiu tha se ky ishte gabimi që ka bërë DASH-I në raport me vendimin e shpalljes non grata.
Haxhiu tha se vërtet ky vendim defaktorizoi opozitën për disa kohë, por i ka shërbyer faktorizimit të Berishës dhe kjo po shihet sot.
‘Kujt i shërben që në krye të opozitës të jetë Sali Berisha? Edi Ramës.
Në gjykimin tim ata morën vendimin për të shpallur ‘non grata’ Sali Berishën sepse mendonin se do krijonin një klasë të re politike’, tha Haxhiu.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



