Andi Bushati gënjen/ Shkëlzen Berisha e përgënjeshtron live
Pas disinformacioneve për djalin e ish-kryeministrit Shkëlzen Berisha, të gazetarit Andi Bushati nga padija, nga mos leximi apo nga qëllimi në emisionin e Ylli Rakipit, Shkëlzen Berisha ka bërë një ndërhyrje telefonike dhe ka sqaruar fabrikimet në lidhje me takimin e CEZ dhe qeverisë shqiptare aso kohe të drejtuar nga babai i tij.
Shkelzen Berisha mohoi të jetë ai ndërmjetësuesi i këtij takimi, ndërsa Bushati tha se një e-mail i publikuar tregon të kundërtën, por duke mos cituar asnjë rresht te e-mailit ku pretendohet e kundërta.

Më poshtë biseda e zbardhur dhe replika me Bushatin:
Shkëlzen Berisha: Ekziston një email i siguruar jo në rrugë ligjore. Kjo copë letër nuk është administruar në rrugë ligjore. Nuk kam lidhje me asnjë nga këta persona, as kam lidhje biznesi, as u kam shitur makinën, as më kanë paguar në forma të ndryshme. Në atë letër, flitet për një takim por nuk flitet se për cfarë. Ky takim nuk është kërkuar dhe nuk është zhvilluar kurrë.
Andi Bushati: Nga e-maili, thuhet se ju keni ndërmjetësuar një takim, me babain tuaj që ishte kryeministër.
Shkëlzen Berisha: Nuk është e vërtetë. Lexo emailin.
Andi Bushati: Atëherë ma korrigjoni ju.
Andi Bushati: Tre javë pasi emaili është dërguar, babai juaj i ka pritur emisarët. Takimi vërteton emailin. Ky është absurdi për mua.
Shkëlzen Berisha: Ky takim nuk ka ndodhur. Nuk thuhet kërkund që unë kam premtuar të rregullojë një takim të tillë.
Andi Bushati: Në email thuhet se takimin do e realizoni ju. Takimi është bërë. Unë po të jem një prokuror, them a kam të drejtë të hetoj dhe të shoh sa i vërtet është ky email, kur kam dhe provën tjetër? Mua më duket normale deri këtu. Përse ju duket ju si spekulim nuk e kuptoj.
Shkëlzen Berisha: Është totalisht e pavërtetë ajo që thotë zoti Bushati, se në këtë email pretendohet se kam mundësuar një takim me babain tim. Lexoni emailin. Ky email është publik dhe është i pavërtetë. Ky takim as është kërkuar as nuk është zhvilluar. Unë nuk kam asnjë lidhje me këta persona. Unë mbaj përgjegjësi për atë që premtoj vetë.
Andi Bushati: Ju thatë se emaili dhe kjo histori nuk ka ndikuar te privatizimi, sepse privatizimi është bërë 10 muaj pas kësaj korespondenca. Por akuza nuk ka qenë për këtë. Takimi do behëj për të ndihmuar kompaninë që kishte fituar.
Shkëlzen Berisha: Akuza ka qenë, se Shkëlzen Berisha ka përfituar nga privatizimi i OSSH-së. Janë marrë transaksionet e mija bankare, janë shitur sikur kanë lidhje me privatizimin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



