E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Andi Bushati/Ja pse këto lista nuk janë bërë pa Sali Berishën
Sot

Andi Bushati/Ja pse këto lista nuk janë bërë pa Sali Berishën

Analisti Andi Bushati është shprehur i bindur se listat e Bashës, nuk janë bërë vetëm nga kreu demokrat, por edhe nga Sali Berisha.

Për ta mbështetur mendimin e tij në studion e emisionit “Të paekspozuarit”, Bushati tha se nuk mund të besohet se Berisha nuk ka pasur lidhje me listën përderisa një javë më parë të gjithë ministrat teknikë ishin njerëz që kanë qenë shumë afër Berishës.

Bushati tha se Berisha po ia jep si një dhuratë Bashës partinë për herë të dytë, siç ndoshi me zgjedhjet me Sokol Olldashin, apo siç ndodhi në Bashkinë e Tiranës.

” Pra Berisha tregoi edhe njëherë se në vende kyçe vendosen njerëz me miratimin e tij, siç ishin ministrat një javë më parë. Pra nuk mund të themi që Berisha një javë më parë vendosi për ministrat dhe në këto lista vendosi Basha. Pra Berisha ka vendosur që këtë parti t’ia lërë trashëgimi Lulzim Bashës dhe mënyrë më e mirë është duke i hequr nga rruga, Topallin, Bregun, Patozin, Imamin, njëlloj siç bëri me bashkinë apo kryesinë e PD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.