E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Anëtarësimi në BE/ Pano Soko: Samiti tallje tr*api
Politikë

Anëtarësimi në BE/ Pano Soko: Samiti tallje tr*api

Ne bëjmë sikur punojmë ata bëjnë sikur na ndihmojnë!

Në një status të shkruar në rrjetin Facebook ekonomisti Pano Soko ka komentuar para disa minutash, zhvillimet në Samitin e Berlinit:

BE funksionon shumë thjesht. Ata thonë “Bëhuni si ne, që ne t’ju antarësojmë”. Ata të fusin në grupin e tyre vetëm nëse je i ngjashëm me to. Zbatimi i ligjit, niveli i mirëqënies, kultura demokratike, institucionet e çdo gjë tjetër duhet të jenë në nivelin e tyre. Quhen “standartet e një vendi europian”. Ata këtu e kanë thelbin e filozofisë së tyre të pranimit. Mesa duket eksperimente si Bullgaria, Rumania nuk do t’i përsërisin më. Çdokush që do të hyjë në BE duhet të jetë në nivelin e BE.

Të gjithë e dimë shumë mirë (dhe e dinim edhe para ditës së sotme) që Shqipëria ka bërë veç hapa prapa në drejtim të standarteve, krahasuar qoftë edhe me vitin që shkoi. Para një viti ishim më mirë se këtë vit, dhe para dy vjetësh ishim më mirë se para një viti. Pra kemi ardhur duke u përkeqësuar.
Do të thotë që patjetër që negociatat nuk do të hapeshin dhe ne të gjithë ishim të ndërgjegjshëm për këtë.

Ti iu afrohesh standarteve, ata të mbështesin. Ti bën sikur iu afrohesh standarteve, ata bëjnë sikur të mbështesin.

Dhe ky postulat është arsyeja se pavarësisht na e përplasin derën në fytyrë sistematikisht çdo vit, paradoksalisht dëgjojmë në çdo dalje të zyrtarëve të BE-së lavdërime groteske për punën e qeverisë, zbatimin e ligjit, apo luftën korrupsionit.

Hajde të jemi të sinqertë me veten të paktën dhe ta pranojmë si aksiomë. Ne do të hyjmë në BE kur të jemi bërë si një vend i BE-së, pikërisht atëherë kur të kemi ligje, demokraci, institucione, mirëqënie, vende pune, ekonomi të fortë, të drejta njeriu si një vend i BE-së.

Bankat iu japin kredi njerëzve që kanë më pak nevojë për to. Kështu funksionon dhe BE kur vjen puna te antarësimi.

Nëse vazhdojmë të mos ta kuptojmë, do të endemi në këtë komedinë qesharake, ku ne s’bëjmë asgjë dhe themi i kemi bërë të gjitha; ata na mburrin për ato që kemi bërë dhe në fund na thonë s’keni bërë asgjë.
Domethënë ne bëjmë sikur punojmë, ata bëjnë sikur na mbështesin.

Tallje reciproke tr*pi me një llaf. -ka shkruar Soko.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.