E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Anëtarët e grupit ‘Bajri’ të lirë
Publik News

Anëtarët e grupit ‘Bajri’ të lirë

Gjykata ka pranuar pjesërisht konkluzionet e palës mbrojtësve, Avokat Arber Hoxha dhe Avokat Sokol Tahiraj, ne aplikim te gjykimit te shkurtuar dhe duke ulur 1/3 e dënimit dhe duke vendosur:

Behar Bajri eshte denuar me 3 muaj burg per organizim te llotarive sportive. Ai nuk do ta vuaje kete denim pasi e ka shlyer ne paraburgim.

Safet Bajri eshte denuar me 3 vite e 9 muaj per mbajtje pa leje te armeve, caktim rezultatesh sportive dhe organizim i paligjshem i lotarive sportive. Kete denim ai e ka shkyer por do vijoje te qendroje ne qeli per denimin qe ka nga gjykata ne Belgjike.

Ilir Bajri eshte denuar me 2 vite e 6 muaj per mbajtje municionesh, mbajtje te armeve te ftohta. Gjithashtu edhe Ilir Bajri e ka shlyer kete denim ne paraburgim, por do vijoje te qendroje ne burg sepse ka denimin e konvertuar te gjykates ne Itali.

Asmer Bilali eshte denuar me 4 vite e 6 muaj per mbajtje pa leje te armeve, caktim rezultatesh sportive, ndertim i paligjshem. Atij i kane mbetur edhe 6-7 muaj shlyerje denimi, sepse pjesen tjeter e ka kryer me paraburgimin, dhe per momentin ndodhet me mase sigurimi “arrest shtepie”.

Ismet Idrizi eshte denuar me 2 vite e 6 muaj per armembajtje pa leje, e ka shlyer denimin me paraburgim, ndaj nuk do beje burg.

Emrah Plaku eshte denuar me 3 vite burg, per veprat penale armembajtje pa leje, organizim i paligjshem i llotarive sportive. Gjithashtu e ka shlyer denimin me paraburgim.

Sirjan Alija eshte denuar me 3 muaj burg per organizim llotarish sportive te paligjshme. Gjithashtu nuk ben burg sepse e ka shlyer me paraburgim.

Ardit Smajli eshte denuar me 6 muaj burg per armembajtje pa leje. Gjithashtu e ka shlyer denimin me paraburgim.

 

Samet Halluni eshte denuar me 3 muaj burg per organizim llotarish sportive dhe e ka shlyer denimin me paraburgim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.